Reklama

Wednesday, November 6, 2013

Zbulohen kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Në një apartament në Mynih, Gjermani, janë gjetur më shumë se 1500 vepra arti, të cilat ishin pjesë e thesarit artistik të grabitur gjatë Luftës së II Botërore nga nazistët. Vlera e 1500 veprave të gjetura shkon në rreth 1.5 miliardë euro. Zbulimi u cilësua nga ekspertët si sensacional. Deri në këtë moment ata druheshin se veprat ishin humbur apo djegur gjatë bombardimeve. Historia e kryeveprave të gjetura nga Pablo Picasso, Renoir, Henri Matisse dhe Marc Chagall u publikua në numrin javor të revistës gjermane “Focus”. Në koleksion ishin rreth 30 piktura të cilat nazistët i konsideronin të dobëta, pasi Hitleri pëlqente vetëm artin klasik dhe artin modern e quante të “degjeneruar”. Ndërsa pjesa tjetër ishin blerë me çmime tmerrësisht të ulëta nga hebrenjtë në këmbim të lejimit të largimit të tyre nga vendi. Arti ishte zbuluar që në vitin 2011, por ishte mbajtur sekret.

No comments:

Post a Comment

Reklama