Reklama

Wednesday, November 6, 2013

Zhvishet Gjira

Gjira.01Për herë të parë mund të shihni të zhveshur deri në këtë pikë këngëtaren e cila bëri revolucion në muzikë.
Ajo është e re dhe shumë energjike, ka sjellur hite e hite ndërsa radha i vjen që të prezantojmë një tjetër anë të Gjirës, atë sensuale.
Këngëtarja e njohur po bën pushimet e para me ç`rast edhe tregon linjat seksi të cilat i disponon ajo.






gjira

Piktura nudo e Vildane Zenelit vendoset në Hamptons

Vildane.01Ka marrë komentet më të mira për një trup perfekt. Dhe përmes zhveshjeve të fundit, ajo ka joshur në tërësi botën mashkullore. Është kjo modelja Vildane Zeneli e cila jeton dhe vepron në SHBA, ndërsa këto ditë ajo ka sjell një tjetër set fotografish qysh din ajo.
Tërësisht e zhveshur, duke pozuar rrëzë plazhit, afër pishinave, në shtratin e saj të fjetjes e vende tjera, Vildanja ka ardhur shumë ‘hot’ edhe kësaj radhe.
Një foto të tillë të realizuar në pikturë, pa asnjë rrobë në trupin e saj, e kanë vendosur edhe në restorantin Nello në Hamptons kohë më parë, ndërsa përmes rrjetit social ‘Twitter’ përveç se ka publikuar pikturën e realizuar nga Raphael Mazzucco, ajo ua ka bajt gajle edhe djelmoshave që e kanë vendosur në mur atë. “all this man trying to put up my painting done by @RaphaelMazzucco at Nello’s restaurant in the Hamptons”, ka shkruar Vildanja.
Vildane.02Vildane.03Vildane.04

Samanta vjen më seksi se kurrë

Samanta1Fitorja në Top Fest, Samantes i ka sjell shumë te mira.
Ee mbi të gjitha e ka transformuar në një seksi femër.
Këtë e dëshmojnë edhe disa foto të publikuara gjatë një koncerti të saj.






Samanta2

BabaStars: Na jena bossa

BS
Labeli ‘’BabaStars’’ ka filluar sezonën verore me shumë projekte të reja.
Pas publikimit të këngës ‘’Po t’shoh përmas” nga Tingulli 3nt dhe ‘’Fenix”, bashkëpunim mes Cozman e Tunës, janë paralajmëruar edhe disa këngë e videoklipe të reja.
Gjatë orëve të ardhshme pritet publikimi i këngës së re nga grupi TDS, ndërsa gjatë kësaj fundjave rikthehet Skivi Skillz me videoklipin e këngës ‘’E di që mu m’don”.
“BabaStars’’ kanë bërë të ditur se po punojnë në realizimin e videoklipit të ri ‘’Na jena bossa”, që pritet të publikohet Brenda pak javësh.

Kush votoi PD-në e kush PS-në?

Kush votoi PD-në e kush PS-nëMë shumë se kurrë ndonjëherë, artistët dhe njerëzit e njohur të ekranit në Shqipëri, më 23 qershor, kanë folur me gjuhën e numrave, në krah të të cilëve kanë vënë një plus, që shumë prej tyre e kanë konsideruar të shenjtë.
Artistët janë shumtë, dhe nëse do të flisnim me gjuhën e politikës, 1 artist-1 votë, vërtet do të përfitohej elektorat i konsiderueshëm për të gjitha kahet politike. Zakonisht zgjedhin të mos përlyhen, por krahasuar me ata që votën e tyre, për një arsye apo një tjetër, e kanë deklaruar, shumë preferojnë ta mbajnë të fshehtë. Disa personazhe të njohur kane deklaruar per “Panorama” se si e kanë kaluar ditën e votimeve, qe disa prej tyre e konsideruan një ditë si gjithë të tjerat, e shumë prej tyre vendimtare për të ardhmen e tyre
Moderatori i “Top Show”, Alban Dudushi, ka pohuar se: “Patjetër që votova, dhe jam duke pritur i qetë konfirmimin e votës sime”. Ndërsa Agron Llakaj, moderator i “Al Pazar”, u shpreh: “Unë votoj gjithmonë, sepse votën e quaj institucion të shenjtë. Sot ishte dita e votimit dhe impenjimet e tjera janë të papërfillshme përpara këtij akti. Kështu që lashë gjithçka sot e votova për Shqipërinë europiane, edhe për Rilindje edhe për Përpara, ose më saktë kam votuar me logjikën e asaj që transmetoj çdo të shtunë në “Al Pazar” në “Vizion Plus”, tha ai. Natyrisht që nuk e ka neglizhuar këtë ditë sot moderatori i “Portokallisë”, Salsano Rrapi, i cili ka pohuar se ka lënë çdo angazhim tjetër për të votuar. Gjithashtu regjisori dhe drejtuesi i “Pop Channel”, Ardit Roshi, pohoi: “Sigurisht që votova! Është detyrë qytetare për të gjithë, të njohur ose jo”. Është shprehur pothuaj kështu edhe Marina Vjollca, drejtuese “Procesit Sportiv”. Ndërsa drejtuesja e “X Factor”, Alketa Vejsiu, në profilin e saj në Facebook ka dhënë mesazhin e saj: Sot nuk është ditë për plazh, është ditë historike për të votuar, për fatin e një kombi të tërë. Elvis Pupa, i cili jeton në SHBA, u kërkoi të votonin fansave në Shqipëri: “Nxitoni të votoni. Vetëm një votim masiv i nxjerr të pavlefshme manipulimet!”. Dhe mes artistëve të elitës është shprehur edhe Olen Cesari, virtuoz i violinës, i cili ka udhëtuar nga Italia për të hedhur votën e tij në qytetin e lindjes, Durrës.
VIP-AT: DJATHTAS, MAJTAS, NË MES
Shkëndije Mujaj është artistja kosovare, e cila për herë të parë ka preferuar të mbulojë linjat e saj seksi me kartonin ku shkruhet nr.44, duke shprehur bindjet e saj të djathta, si një simpatizante e flaktë e kreut të PDsë, Sali Berisha. Gjithashtu Dr. Flori ka bërë thirrje për të votuar nr.44, ndërkohë që në këtë fushatë bëri përshtypje si artisti që dikur kishte kënduar me kreun e PS-së, Edi Rama, në këto zgjedhje bëri një këngë kundër tij, si zemërthyer. Për PD-në ka votuar edhe Arkimed Lushaj, “Stresi”, i cili është shprehur optimist për rezultatin, duke thënë se: “vjen era fitore”. Për herë të parë bën publike bindjet e tij artisti i muzikës rap, Noizy, i cili u kthye dje nga një koncert në Gjermani: “Interesat e mia dhe të familjes më shumë përkojnë me PD-në”, është shprehur ai për gazetën “Panorama” dje në ditën e votimeve. Këtyre emrave do të mund t’u shtonim ata të të deklaruarve të PD-së, mes të cilëve: Rosela Gjylbegu, Greta Koçi, Çiljeta, Ermal Mamaqi, Soni Malaj, Elvana Gjata, Vedat Ademi, Eni Koçi, Renis Gjoka etj.
Alban Skënderaj dhe Miriam Cani këtë fushatë zgjedhore janë fotografuar pranë politikanëve të majtë, duke i shoqëruar në fushatat e tyre në rrethe. Këngëtarja Rezarta Shkurta është një tjetër artiste që e deklaron votën e saj, duke pohuar se ka votuar për PS-në. Të tjerë personazhe të njohura janë Inida Gjata, Zhaku, e cila gjithmonë u është drejtuar fansave në FB me fjalët: “Votoni! Këtë herë është shansi i Edi Ramës dhe i duhet dhënë mundësia!” Ndërsa dy këngëtarët Klevis Bega (Kastro Zizo) dhe Klajdi Musabelliu, si të deklaruar në bindjet e tyre për LSI-në, kanë bërë tifo politike duke shpresuar për fitoren e Koalicionit të majtë.

Katy Perry's 'Prism' potential biohazard Down Under

Katy Perry's 'Prism' potential biohazard Down Under

Katy Perry wants her fans to plant seeds of "light" with her new album, "Prism," but Australian officials are worried they might plant something more dangerous.
The singer's record, which debuted at No. 1 last week, has a deluxe version that came with a seed paper insert for the first 300,000 buyers in the U.S. The seeds are included, as Perry tweeted on October 17, so that listeners "can plant (them) to spread the light!"
But that cheerful instruction has led Australia's Department of Agriculture to worry that imported CDs could pose a bio-security risk, as Australia's News Limited Network reports.
While deluxe copies of the Australian release of "Prism" come with locally sourced Swan River daisy seeds, it's the imported editions that have caused alarm.
"Seeds or plant material of international origin may be a weed not present in Australia or the host of a plant pathogen of bio-security concern," a Department of Agriculture spokesperson told news.com.au. "The Australian Government has a strong system in place to detect and respond to material of bio-security concern. This includes the inspection of mail, cargo and baggage," and of course, any international editions of Perry's CDs.
It does seem that Perry's "Prism" is just as popular Down Under as it is in the States: her album is also No. 1 on Australia's ARIA chart.

Zbulohen kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Në një apartament në Mynih, Gjermani, janë gjetur më shumë se 1500 vepra arti, të cilat ishin pjesë e thesarit artistik të grabitur gjatë Luftës së II Botërore nga nazistët. Vlera e 1500 veprave të gjetura shkon në rreth 1.5 miliardë euro. Zbulimi u cilësua nga ekspertët si sensacional. Deri në këtë moment ata druheshin se veprat ishin humbur apo djegur gjatë bombardimeve. Historia e kryeveprave të gjetura nga Pablo Picasso, Renoir, Henri Matisse dhe Marc Chagall u publikua në numrin javor të revistës gjermane “Focus”. Në koleksion ishin rreth 30 piktura të cilat nazistët i konsideronin të dobëta, pasi Hitleri pëlqente vetëm artin klasik dhe artin modern e quante të “degjeneruar”. Ndërsa pjesa tjetër ishin blerë me çmime tmerrësisht të ulëta nga hebrenjtë në këmbim të lejimit të largimit të tyre nga vendi. Arti ishte zbuluar që në vitin 2011, por ishte mbajtur sekret.

Gjen para “pa pronar”, i çon në polici

Një punëtor i ndershëm ndërtimi, i cili ka dorëzuar në polici 18 mijë paund kesh, pasi i gjeti në një apartament të dëmtar nga flakët, nuk do të marrë asnjë shpërblim me vendim të Gjykatës së Lartë në Britani, edhe pse policia nuk ka gjetur asnjë pronar për paratë. Stiven Fletçer i gjeti kartëmonedhat në një kuti metalike në një pronë të djegur që ai po rinovonte në Leicester, shtatorin e vitit 2011. Paratë, të gjitha në kartëmonedha 20-paundëshe, ishin vendosur në kuti nën një dollap kuzhine. Sapo i gjeti ai i çoi në polici, por Gjykata e Lartë vendosi se Fletçer nuk kishte asnjë të drejtë ndaj parave pasi policia nuk e gjeti origjinën e tyre. Gjykatësi tha se “Fletçer është një burrë i ndershëm dhe si i tillë çfarë gjeti e la në polici”. Punëtori kishte shpresuar të merrte të paktën ndonjë shpërblim, meqë paratë mbetën pa pronar. Por, edhe pse thonë se shpresa vdes e fundit, në fund ajo vdes!

Poker, 23-vjeçari fiton 8 milionë dollarë! (foto)


Emri i tij është Ryean Riess, 23 vjeç, dhe është fituesi i World Series of Poker që është mbajtur në Rio Hotel & Casino di Las Vegas në Nevada.  Riess fitoi përballë kundërshtarit të tij më të fortë, Jay Farber, duke marrë kështu në shtëpi një çmim prej 8.359.531 dollarë.

Tuna: Nicki Minaj ma kopjoi rrahjen e “zogut”

t1Këngëtarja shqiptare, Tuna Sejdiu mendon se reperja amerikane me famë botërore, ka kopjuar një gjestin e saj. Bëhet fjalë për prekjen në vende intim, të cilin Tuna e ka bërë disa kohë më parë.
Tuna ka ironizuar me reperen që paguhet 900 mijë dollarë për një koncert, duke postuar një foto në Instagram të reperes duke prekur ‘zogun’.
“Ke mujt me kon i jemi, jemi, jemi… tash je i asaj, aj, ah, ah. #iAsaj”, ka ironizuar Tuna në përshkrimin e fotos ku shihet Nicki duke bërë gjestin e Tunës.

t2

Fotot skandale të Gentës janë montazh?

Genta IsmailiFotoja e cila këto ditë ka qarkulluar dhe është cilësuar si skandaloze, është ajo e këngëtares Genta Ismajli gjatë fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike. Është kjo foto në të cilën këngëtarja shihet duke treguar më shumë seç duhet prej pjesëve intime të saj.
E në lidhje me këtë menaxheri i këngëtares, Ademi, për gazetën Tribuna ka thënë se është një montim i radhës. Sipas tij, kjo foto si shumë të tjera janë montazh të cilat kanë për qëllim dëmtimin e këngëtares, sidomos tash pasi që Genta haptas është deklaruar si mbështetëse e partisë së djathtë.
“Është një foto e Gentës por e montuar. Kjo foto është një montazh si shumë foto tjera që ia kanë bërë Gentës. Është dikush që po dëshiron ta dëmtojë Gentën duke i bërë kësi lloj montazhash”, ka bërë të ditur menaxheri i këngëtares.

Ermela shfaq linjat e trupit

ErmelaErmela, ish-fituesja e Big Brother Albania, është rikthyer në media pas një mungese, ku bien në sy linjat e të përkryera.
Bukuroshja ka dhënë një intervistë për gazetën Panorama, ku ka folur për ambicien e saj tashmë “të shuar” për t’u bërë një fytyrë e ekranit.
“Në fakt ekrani është një kapitull i mbyllur për mua. Puna në televizion ka shumë bërryla, dhe unë nuk preferoj të bëj një jetë të tillë, ndaj kam vendosur përfundimisht të heq dorë nga një ambicie e tillë”.
“E di shumë mirë që e bëj shumë mirë atë punë, por tani aspiroj për një punë në administratë dhe me orar, dhe që në profesionin tim, pikërisht shkenca sociale, degë për të cilën jam diplomuar”, ka thënë ajo.
Por ato që lënë më shumë përshtypje se sa prononcimet e saj janë fotografitë e publikuara, ku Ermela duket duke pozuar në plazh, në disa poza e vetme dhe në disa me të dashurin e saj.
Shijoni këto pamje, pasi Ermelën nuk do të keni rast ta shihni shpesh nëpër mediume.

Vera e nxehte e Anjeza Brankes

Plazh, diell, përqafime dhe poza të nxehta e shfaqin Anjezën në vende si Saranda, Himara Dhërmiu dhe Vlora, ku ajo ka kënduar së fundmi. Kjo tablo verore shoqërohet edhe me një moment para nisjes së një prej koncerteve, ku pasi është bërë gati për të dalë në skenë, i dashuri i saj i jep një të puthur në mes të gjoksit në shenjë bekimi.
anjeza
Ajo nuk ka hezituar asnjëherë të bëjë dhe pranojë gjëra që koleget e saj do t’i fshihnin dhe mbanin sekret sa më shumë të mundeshin. Këtë e ka bërë qëkurse u kthye nga Gjermania dhe nisi karrierën muzikore dhe vazhdon me po të njëjtën mënyrë edhe sot. Nuk e fsheh aspak se pasi i dha fund bashkëjetesës me babain e djalit të saj, ka nisur një lidhje të fortë dashurie, të cilën po e jeton me intensitet të plotë. Si shumë këngëtarë të tjerë, edhe këtë sezon veror Anjeza Branka ka nisur turin e saj të koncerteve në plazhet e Shqipërisë.
anjezabranka
Fotot që ju sjellim sot janë pikërisht ajo pjesë e padukshme e eventeve ku ajo merr pjesë. Pikërisht në hapësirën mes tyre, gjatë ditës deti është magneti që e ka thithur atë me të dashurin e saj. Plazh, diell, përqafime dhe poza të nxehta e shfaqin Anjezën në vende si Saranda, Himara Dhërmiu dhe Vlora, ku ajo ka kënduar së fundmi. Kjo tablo verore shoqërohet edhe me një moment para nisjes së një prej koncerteve, ku pasi është bërë gati për të dalë në skenë, i dashuri i saj i jep një të puthur në mes të gjoksit në shenjë bekimi. Ndërsa nuk mungojnë edhe momente si me shoqërinë, apo edhe një pozë me aktorin e humorit, Ceke beratin.
anjeza1
Ajo që bie në sy është edhe kolori që ka marrë Anjeza në ditët e saj të plazhit, por edhe forma e mirë trupore që ajo gëzon si gjithmonë. Siç kemi mësuar ne të “Bluetooth”, historia e dashurisë për Anjeza Brankën ka disa kohë që ka nisur dhe djaloshi që jetonte jashtë Shqipërisë, tashmë që është lidhur me këngëtaren, duket se ka në plan të jetojë në Shqipëri përfundimisht. Aktualisht këngëtarja shfaqet në ekranet muzikore me këngën e saj të fundit, “Tani e di”, ndërsa po përgatit edhe një të re, që do ta publikojë së shpejti.

Nora Istrefi ‘zhvishet’ në Dubai

noraseksiKëngëtarja Nora Istrefi ka zgjedhur që pushimet e këtij viti t’i kalojë në Dubai. Megjithëse në një intervistë të para pak javëve në “Bluetooth” ajo tha se e ka të vështirë të gjejë kohë për relaks këtë verë, fotot e saj të fundit dëshmojnë se ajo ia ka dalë të bëjë disa ditë pushime…
Pas publikimit të këngës “Le Mama” në bashkëpunim me Genën, Nora është kthyer në një prej këngëtareve më të kërkuara në koncerte, siç në fakt ka qenë çdo sezon veror.
nora11
noraistrefi1

Rike Roci: Pushimet pa të dashurin dhe rikthimi në ekran si moderatore

rikerociNjë modele që na prezanton linjat e saj të plota, ndryshe nga stereotipi që jemi mësuar për to, “kockë e lëkurë”.  Rike Roci, vajza më seksi e “Big Brother 6”, është fotografuar me bikini në plazhin e Durrësit këto ditë, ndërsa po kalon pushimet e saj me familjen dhe shoqërinë. 24-vjeçarja tashmë me famë, po përgatitet të shfaqet në ekranin shqiptar në shtator si “showgirl”, duke bërë dhe një rikthim profesional në Shqipëri. Në këtë rrëfim të saj, ajo flet për marrëdhënien me të dashurin e saj muzikant prej shtatë vitesh, Luca Binatti, sekretet e trupit në formë dhe ambicien për të marrë pjesë në “Dancing with the stars”.
Ke ardhur në Shqipëri për të kaluar pushimet në qytetin tënd të lindjes Durrës dhe në plazhet e Jugut. Është kjo vera e parë që po zbulon Shqipërinë pas largimit në Itali?
Po, e vërtetë. Këto ditë të nxehta që po i kaloj në Shqipëri po më shijojnë shumë. S’e kisha parë asnjëherë Jugun dhe më ka pëlqyer vërtet shumë.
Me kë po i ndan këto ditë relaksi dhe qejfi, dhe si reagojnë njerëzit kur të shohin të zhveshur në plazh, pas famës që more në “BB6”?
Në plazhet e Jugut kam shëtitur me shoqërinë, ndërsa në Durrës po pushoj me familjen time. Reagimet e njerëzve janë shumë impresionuese në plazh, dhe jo vetëm. Më ndalojnë gjithmonë, më bëjnë komplimente dhe kanë një dëshirë të madhe për të bërë foto me mua. Dhe ata që më ndalojnë janë të shumtë; femra, meshkuj dhe fëmijë, të cilët veçanërisht më duan shumë. (qesh)
Ky afeksion i publikut ndaj teje do të vlente edhe më shumë nëse do të nisje një karrierë në Shqipëri. Ke rënë dakord për ndonjë punë këtu?
Po, dhe në shtator mendoj që do filloj punën time të re këtu. Bëhet fjalë për një program në një nga televizionet më të njohura. Është projekt shumë i mirë, që shpresoj të dalë ashtu siç e kam parashikuar unë.
Mund të na zbulosh diçka paraprakisht?
Jam shumë supersticioze për të folur para se gjërat të bëhen realitet. Gjithsesi, publiku në shtator do më shohë në ekran…

rike1-474x673
Stili yt i prezantimit cili do të jetë? Cilës moderatore me famë do t’i ngjasoje, pra a ke një model në kokë që do ta ndjekësh në këtë eksperiencë tënde të parë?
Normal që s’kam përvojë në këtë fushë, por prapë s’kam qejf të imitoj asnjërën, sado me famë të jetë. Do të përpiqen të bëj më të mirën në këtë eksperiencë të re për mua.
Ky projekt do të bëjë të kthehesh përgjithmonë në Shqipëri, si do e ndërtosh jetën tënde të re këtu?
Nëse projekti që kam planifikuar do të shkojnë mirë, do të jem shpesh në Shqipëri. Por, jo për të jetuar përfundimisht këtu.
Po i dashuri Luca, nuk të ka shoqëruar në këto pushime? Me çfarë po merret ai tani?
Luca momentalisht ndodhet në Itali, dhe mora vesh që albumi që ka publikuar po ecën shumë mirë. Ka data të tjera për koncerte dhe këto ditë niset për në Tenerife. Pastaj, përfundimisht do jemi bashkë në Ibiza.
Keni shtatë vite bashkë, keni plan për ndonjë martesë?
Jo, nuk kemi ndërmend për martesë ende, sepse për momentin ai si muzikant dhe Dj është në kulmin e karrierës së tij dhe është shumë i zënë me punë. Luca është gjithmonë në lëvizje dhe ky nuk është momenti që ne të hedhim një hap të tillë në jetë.
Kam qejf të konkurroj në DWS, dëshiroj Leon Çinon për partner.
rike6-474x704
Numri yt i gjoksit?
4.
A mund të na zbulosh disa sekrete të linjave të tua?
Nuk kam sekrete. Pëlqej shumë ushqimin dhe nuk mbaj dietë. Madje nuk preferoj të ushtroj palestër. Pra, linjat e mia janë vetë kështu.
Meqë dashuron ushqimin, cila është menyja jote e preferuar?
Dua shumë kuzhinën mesdhetare italiane.
Ujë, alkool, çfarë dominon në daljet e tua?
Alkool nuk pi, pasi s’më pëlqen. Në tavolinë mbaj gjithmonë ujë, dhe rrallë ndonjë gotë verë.
Dimë që të pëlqen kërcimi, ke menduar ta perfeksionosh këtë pasion më tej që edhe të ndihmon për linja të mira?
Po, unë e adhuroj kërcimin. Madje, kam shumë dëshirë të marr pjesë si konkurrente në spektaklin “Dancing with the stars”, që organizohet këtu në Tiranë. Vetëm nuk e di nëse do kemi mundësi, pasi nuk mund të marr përsipër shumë angazhime në të njëjtën kohë.
Dhe cili do të ishte partneri yt balerin që do dëshiroje?
Leon Çinon.
PanoramaPlu

Nxehet atmosfera edhe Dafina Zeqirin, nudo ne instagram

dafina_zeqiri_3Kengetarja me e perfolur Dafina Zeqiri shpesh di te na habise me veshje dhe pamjen e saj te cuditshme. Por kesaj radhe ajo qe na ka cuditur paksa, eshte fakti se Dafina eshte shfaqur e zhveshur.
Ne rrjetin social te fotografive, “Instagram”, Dafi ka postuar fotot e zhveshura qe ju shikoni. Dafina eshte e marrosur pas Lamborghinit.
Keshtu, ajo ka ekspozuar tatuazhet ne trupin e saj, si dhe tatto-n me te re, qe ka gdhendur ne krahun e majte.
dafina_zeqiri_2
Ende nuk dihet nese keto foto jane bere per xhirimet e klipit te kenges me te re  “Time Out” ose jane vetem sesion fotosh’, por duket se eshte nje set profesional pasi kengetarja shihet e rregulluar dhe me make up.
dafina-zeqiri-1

Bleona si një striptiste seksi

bleonaaNjë luk i ri për këngëtaren e njohur shqiptare Bleona Qereti, e cila ka vendosur të shfaqet ndryshe. Ajo ka postuar në llogarinë e saj në “Facebook”, një foto ku është vetëm me të brendshme.
Bleona gjithmonë ka befasuar publikun me fotot e saj, ku më herrët ajo ka pozuar nudo. Bleonës i pëlqen të ekspozojë pjesët e saj të trupit, këtë herë ajo ka nxjerrë gjoksin në pah.
Në foto Bleona na ngjan me një striptiste seksi, e veshur me rripa meshini të zi dhe gjoksin e ka mbuluar me pjesë metalike. Ndërsa flokët i ka bërë  bionde, duke vendosur paruke.
Ajo ka shkruar se ky është luku i saj më i ri. Luku i Bleonës është pak i ‘dyshimtë’, sepse herë na jep pamjen e një striptiste seksi dhe nga ana tjetër ajo duket si një ‘gladiatore’. Bleona vetëm kështu vazhdon të mbajë famën e saj.

Tuesday, November 5, 2013

Zhveshet Bleona

bleonaKëngëtarja shqiptare, Bleona Qerreti, e cila po e kërkon famën me ngulm në SHBA, ka vendosur të zhvishet tërësisht për kopertinën e një reviste shqiptare.
Revista “Albaniac” e ka bindur këngëtaren shqiptare që ta pushtojë kopertinën e tyre me trupin e saj, ashtu siç e ka bërë nëna.
Se për çfarë shifre është arritur kjo marrëveshje, ende nuk dihet, mirëpo besojmë se do të zbulohet dikur…
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Bleonën e shohim në këtë formë. Gjatë turneut mbarëshqiptar të këtij viti, ajo ishte incizuar nga një person i panjohur teksa po zhvishej në prapaskenë.
Edhe në të kaluarën, Bleona ka publikuar fotografi ku i shihen pjesë intime, por kjo është ‘transparentja’ deri më sot.
Vetëm pak ditë më parë, Bleona publikoi edhe një set fotografish vetëm në të brendshme.

Vildane Zeneli ekspozon te pasmet shperthyese



Bëhet fjalë për modelen shqiptare me famë në botë, Vildane Zenelin.
Përveç modës ajo ka shprehur dashurinë që ka për muzikën.
Duke kujtuar rolin e saj si një imazh kryesor në videon e amerikanit Robin Thicke, në vitin 2012, Vildanja ka ndarë foto nga klipi “All tied Up” në rrjetin social Facebook.
Por ajo që ka befasuar më shumë është fotoja nga prapaskenat e xhirimeve për klipin më të ri të këngëtares.
Ajo shfaqet super seksi me një veshje e cila ekspozon të pasmet bombastike.
Komentet dhe reagimet nga fansat kanë mbërritur menjëherë në rrjetin social pas postimit të fotos.

Mamaja provokuese, Çiljeta Xhilaga

cili-xhilagaKëngëtarja e njohur, prej disa muaj edhe mama, Çiljeta Xhilaga, u pa menjëherë pas lindjes së djalit me linja shumë të mira trupore. Por tani, që kanë kaluar disa muaj, ajo duket më provokuese dhe sensuale se më parë.
Mesa duket, mëmësia e ka bërë të ndihet shumë më femërore. Ndonëse e kemi parë të lidhur shumë pas djalit, aq sa e merr me vete kudo që shkon, Çiljeta nuk e lë pas dore as veten.
Dhe këtë e tregon edhe kjo foto e saj ku ajo duket më mirë se kurrë. Fotot e fundit, këngëtarja i ka postuar në rrjetet sociale, ku ka menduar se edhe një dozë provokimi nuk do të ishte aspak keq.
Përkundrazi, ajo ka treguar se vetëbesimi i saj është në maksimum. Dhe për këtë ka shumë të drejtë, sepse vërtet është një mama seksi.
Por duke i kushtuar kaq shumë vëmendje linjave të saj, duket se ka lënë pak pas dore muzikën, pasi sa u përket projekteve, nuk ka asnjë lajm se kur Çiljeta do rikthehet me këngë të reja.
Shikoni ndërkohë disa nga fotot e saj më të fundi me dhe pa bebin.
cili
ciljeta-me-bebin-noa

Fustanet sexy te Gjystes shiten për bamirësi

gjyste7-1382960836Këngëtarja Gjyste Vulaj ka vendosur që të merret me humanizëm. Ajo ka menduar që të nxjerr në shitje disa nga fustanet e saj të markës “Dolce Gabana” që i ka blerë nga 5000 dollarë dhe këto mjete t’ua dhuroj personave me nevojë. Përveç saj Gjysteja së fundi është bërë pjesë e donacionit të një koncerti humanitarë i cili u organizua në Ulqin për fëmijët me aftësi të kufizuara. Më shumë për punën, jetën dhe planet flet Gjystja për “Zëri”.
Jeni një këngëtare që nuk kurseni në gardërobë, mbase thuhet se disa fustane që i keni blerë shumë shtrenjtë do t’i shisni dhe ato të holla do t’ua dërgoni personave me nevojë. Si lindi kjo ide?
gjyste4-1382960780
gjyste5-1382960800
gjyste8-1382960856
gjyste-vulaj-foto
gjyste-1382960902
Marka ime e preferuar e veshjes zakonisht është “Dolce & Gabana”. Para disa vitesh kam blerë dy fustane shumë të shtrenjtë të cilët kanë qenë nga 5000 dollarë secili dhe të cilët tani kam menduar t’i shes dhe këto të holla t’ua jap personave me nevojë. Kjo ide më ka lindur kaherë, duke parë që shumë njerëz në vendin tonë kanë nevojë për ndihmë. Në fakt unë jam e afërt me fansat e mi dhe shumë herë më ka ndodhë që veshjet e mia t’ua dhuroj atyre. Më kërkojnë edhe koleget që jetojnë nëpër Evropë që t’ua shes fustanet e mi pasi që t’i përdori unë kuptohet. Por më shumë i dhuroj se sa i shes (qesh). Pastaj disa i ruaj edhe për vajzën time Rozanën.
Çfarë të gëzon më shumë në jetë?
Ajo që më gëzon më së shumti në jetë është bashkëshorti dhe fëmijët. Në fakt Sokoli është mbështetja ime më e madhe si në profesion edhe në jetë private. Krahas talentit që kam në çdo aspekt lidhur me artin, duke falënderuar Zotin për këto dhe për vokalin e bukur, për fizikun, për të gjitha që më bëjnë punëtore të madhe edhe këtë e bëjë me vullnetin që më jep Sokoli dhe fëmijët. Zoti më dhuroi gjithmonë gjëra të bukura dhe akoma s’po ndalet. Unë bëra një këngë dhe ju prezantova publikut në bazë të medieve jo me video klipe profesionale) por thjeshtë u paraqita në ca xhirime festive dhe kjo këngë që e bëra veç për hobi, më bëri të njohur. Duke parë sa investojnë këngëtarët në klipet e tyre dhe nuk përfitojnë asgjë , unë them gjithmonë për vetën time se karriera më ka ndjekur mua dhe jo unë atë.
Veçoheni si një këngëtare provokuese në veshje, mbase shumë herë komentoheni edhe në opinion. Cili është reagimi i Sokolit për këto veshje, ka raste kur ju qorton për këtë?
Përzgjedhjen e gardërobës gjithmonë e bëj vetë dhe nuk më intereson çfarë thonë të tjerët. Sokolit nuk i pëlqen atëherë kur vishem, mbulohem e tëra. Ai është mësuar me stilin tim të veshjes dhe nuk kemi konflikte për këtë.
Dhurata e fundit që keni marrë nga bashkëshorti?
Së fundi më ka surprizuar me një “Ipad mini”. Sokoli shpeshherë më befason me dhurata të mrekullueshme.
Si ia del për të qenë një nënë, bashkëshorte dhe një këngëtare e mirë?
Në horoskop jam “Gaforre” dhe kur them që jam gaforre në horoskop, besoj që i tregoj të gjitha. Ato janë të buta, familjare, artiste, romantike, të sinqerta por edhe frikacake. Gaforret kanë frikë shiun e unë kam fobi lotët se mund të më mbysin. Me hyzmetin, kujdesin që e bëj me pasion në të tria, ia dal që çdo gjë të funksionoj bukur. Sa i përket martesës, meritë e 20 vjetorit bashkë është e imja, sepse një “Gaforre” me “Binjakët” në marrëdhënie bashkëshortore s’funksionon, veç nëse gaforrja është shumë e dashuruar dhe lëshon pe (qesh).
Sa i kushtoni rëndësi peshës trupore, meqë dukeni në formë edhe pas shtatzënisë?
U bënë disa vjet që gjithmonë i referohem një diete të cilën e kam marrë nga një shoqe e imja. Me dietën që e kam unë mund të zbresësh në peshë për 1 muaj deri në 10 kg e aprovuar. Mua që më është mësuar qe 10 vjet organizmi me të nuk mund të zbres si më përpara por mjafton 5-6 kg për një muaj. Falë dietës unë jam kështu edhe pas shtatzënisë. Bëhet fjalë për dietën Atkinson.
Çfarë po punon aktualisht Gjystja?
Po punoj në albumin tim të ri, si zakonisht këngët më për zemër do ti shoqëroj edhe me video klipe. Po ashtu të gjitha fundjavat i kam të prenotuara deri me Vitin e Ri nëpër Evropë, dy shfaqje i kam edhe në Amerikë. Para një muaji realizuam koncert humanitar, ku isha edhe donatore e atij koncerti i cili u organizua për ndihmë të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Dhe atë mbrëmje nuk do ta harroj kurrë.

Nuk bëj foto që nuk kanë kuptim

egzona miroci
Është kjo Egzona Miroci bukuroshja që synon të prekë pistat botërore. Edhe pse është e lindur dhe rritur në Zvicër, Egzona pëlqen që karrierën e saj të modelimit ta ushtroj edhe në Kosovë duke përfaqësuar Kosovën në evenimente të bukurisë jashtë vendit.
Bukuroshja 18 vjeçare me origjinë është nga Juniku dhe ajo sapo ka nisur një bashkëpunim me shtëpinë e modës “Menakon”. Në intervistën dhënë Zëri-t, ajo flet më shumë për punën dhe planet e saj për të ardhmen.
Kush është në realitet Egzona?
Egzona Miroci është një vajzë 18 vjeçare e lindur dhe e rritur në Zvicër. Me origjinë jam nga qyteti i ri i Junikut. Jam në shkollë në drejtimin e kontabilitetit, jam e dhënë pas mësimeve kështu që uroj që me këtë sukses të shkëlqyeshëm të vazhdoj edhe më tutje.
egs-1382350463
Si e kujton fillimin e karrierës?
Prej kohës kur isha fëmijë i vogël gjithmonë më pëlqente modelimi dhe ndihesha shumë mirë kur shikoja spektaklet e ndryshme të bukurisë. Pastaj gjithmonë me përkrahjen e familjes mu dha rasti të konkurroj në Zvicër në “Miss Rinora 2013” ku konkurrenca ishte jashtëzakonisht e madhe dhe unë u stolisa me vendin e parë.
Çfarë të bënë të lumtur?
Duke u nisur nga fakti që gjithmonë modelimi më ka pëlqyer dhe sapo hyra në profesionin e modelimit e mora vendin e parë në një spektakël relativisht të vështirë dhe me ndikim që njëherit është një arritje shumë e madhe, e atëherë duhet të jem e kënaqur për moshën që kam. Pra sukseset janë ato që më bëjnë të lumtur.
egz-1382350478
Barriera më e madhe që kaluat gjatë jetës suaj?
Pasi që është edhe fillimi i karrierës sime deri më tani nuk kam pasur ndonjë pengesë që vlen të theksohet, mirëpo nëse mund ta quaj barrierë atëherë ajo ka qenë konkurrenca që kam pasur në “Miss Rinora 2013”.
Bashkëpunoni me agjencitë e modës në Kosovë?
Tani kam një bashkëpunim me shtëpinë e modës “Menakon” nga Gjilani me të cilët do të realizojmë një revy mode. Sapo kemi realizuar një set fotografish me krijimet e stilistes Nadire Zymberi me veshje që të bëjnë të ndihesh mirë, që të theksojnë dhe nxjerrin në pah bukurin që më ka dhuruar Zoti. Falë babait tim Afrimit, unë kam filluar bashkëpunimin me ‘Art Fabe’, dhe kjo ma bëri të mundshëm këtë përvojë me shtëpinë e modës ‘Menakon’.
egzona22-1382350493
Keni tentuar të depërtoni edhe në pistat botërore?
Padyshim se tentimet për të shijuar pistat botërore nuk mungojnë, mirëpo unë dëshiroj që në këto pista të paraqitem si përfaqësuesja e Kosovës. Në vitin 2014 do të jem pjesë e organizimeve të Fadil Berishës dhe Agnesa Vuthaj në “Miss Univerese dhe Miss Earth”, ku shpresoj në njërin nga këto tituj në Kosovë dhe më vonë synoj edhe më larg.
Jeta juaj jashtë modelimit?
Jetën time jashtë modelimit ia kushtoj familjes sime e cila gjithmonë ka qenë pranë meje në këtë rrugëtim timin. Mundohem jetën ta jetoj si të gjithë të tjerët. Si hobi më pëlqen të merrem me fitnes. Më gjykojnë si njeri shumë të thjeshtë, të dashur për të afërmit. Më pëlqen të jem vetvetja, nuk mundohem t’iu iki kurrë asaj. Gjithmonë mundohem të jem sa më natyrale.
Si duket jeni e guximshme për të sjellë poza provokative?
Unë fotografinë e shoh si art dhe ekspozimi im përballë aparatit, jam vet vepra artistike por asnjëherë nuk do të bëj një foto nëse nuk ka ndonjë kuptim. Sa e kuptoj, foto nudo nuk kam bërë asnjëherë dhe nuk do të bëjë, kurse në bikini kam bërë sepse mendoj që i arrijë dy qëllime: reklamoj kreacionet e bukura të cilit do krijues dhe nga ana tjetër shihen vijat e veprës së Zotit që ka pas fat vetëm femra ti ketë.
egzonav-1382350508
Ka Egzona djaloshin e saj në krahë?
Jam e koncentruar në shkollë dhe modelim, nuk kam shfaqur interes ende në lidhje me këtë drejtim.
Jeni bezdisur ndonjëherë nga modelimi?
Modelimi si profesion më pëlqen shumë, mirëpo ajo çka nuk e shoh të mirë është se jo gjithmonë ka drejtë si dhe vlerësohet ajo që është e bukur dhe e meriton. Nëse më lejohet po e ceki një rast në Gjermani njëfarë mënyre jam zhgënjyer sepse nuk është zgjedhur e bukura por ajo garë mori krejtësisht drejtim tjetër interesi.
Padyshim se edhe modelimi e ka një periudhë të caktuar, keni menduar ju për këtë?
Jam në fillimin e karrierës sime, gjërat kanë shkuar mirë deri më tani dhe nuk mu ka dhënë mundësia të mendoj në këtë drejtim. Mirëpo gjithçka ecën me kohën dhe ka fundin e vet.

Rita Ora Biseksuale?


rita-ora-bi

Rita Ora mund të jetë “biseksuale”!?
Ajo se fundmi është parë në O2 Arena në koncertin e Jay Z, duke u puthur me modelen e mirënjohur, Kate Moss.
Mirëpo kjo nuk është hera e parë që Rita, del në skenë me gjëra të tilla. Këngëtarja prishtinase njihet edhe për miqësinë e madhe që ka me super modelen tjetër Cara Delevingne madje edhe e quajnë njëra tjetrën “Gruaja Ime”.

Zajmina zbulon gjoksin

zajminavasjari
Mund te thuhet se publiku shqiptar e ka shijuar pamjen e kengetares Zajmina Vasjari, ajo ka kenduar me “ gjoksin” perjashta ne nje klub ne Tirane.

Reklama